Nëse doni t’i thoni lamtumirë mushkonjave mbillni këtë bimë në shtëpinë tuaj

30/06/2022 15:24

Vera është e bukur por gjëja më bezdisëse me të cilën përballemi gjatë saj janë mushkonjat.

Sidomos nëse në shtëpi keni fëmijë, problemi i këtyre insekteve ngelet shumë shqetësues. Thonë se mushkonjat shkojnë te njerëzit me “gjak të ëmbël” dhe kjo është absolutisht e vërtetë.

Mushkonjat kanë një nuhatje shumë të fortë dhe prenë e zgjedhin në bazë të djersës së saj. Nga djersa mund të dallojnë nëse je “gjak ëmbël” apo jo.

Top Albania Radio shkruan se një mënyrë e tillë është rritja e bimëve kundër insekteve! Ka disa bimë që i largojnë mushkonjat me erën e tyre të fortë. Disa prej tyre janë balsami, nenexhiku dhe livanda.

Vendosni disa vazo me këto bimë në kopshtin apo tarracën tuaj dhe hiqni qafe mushkonjat e bezdisshme.

Për ta konfirmuar këtë dhe për të shpjeguar se kush thumbohet më shumë dhe pse, janë shkencëtarët ata që kanë zbuluar se cilët janë faktorët që na bëjnë më tërheqës dhe kanë gjetur katër.

Rikujtojmë, se së fundmi një kompani dezinfektimi në Shtetet e Bashkuara ka një ofertë unike për ata që duan të fitojnë para.

Mjafton të “presin” disa buburreca në shtëpinë e tyre për një muaj. Sipas kompanisë “Pest Informer”, synimi është gjetja e pronarëve të pesë deri në shtatë shtëpive që janë të gatshëm të marrin 2000 dollarë në këmbim të lëshimit të rreth 100 buburrecave në hapësirën e tyre personale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA