Gjykatat janë të mbyllura, qytetarët janë në pritje të nisjes së seancave gjyqësore

30/06/2022 15:49

Duket sikur çdo gjë funksionon normalisht, por në fakt vetëm në gjykatës e Elbasanit qindra qytetarë sot janë pa mbrojtje ligjore. 

Edhe pse e ndërprenë bojkotin e seancave gjyqësore për disa ditë,  avokatët e Elbasanit i janë brikthyer protestës. Tashmë në dakordësi me vendimet  e Dhomës Kombëtare të Avokatisë do të bojkotohen të gjitha seancat pa afat dhe masat e sigurisë për 10 ditë.

Dhoma Kombëtare ka paralajmëruar masa disiplinore, deri në heqjen e licensës për avokatët që e thyejnë këtë vendim. Gjithçka do të monitorohet nga Dhomat lokale të avokatisë për të bërë të mundur unanimitetin e vendimit.

Lezha:

Prej me shume se dy javësh nga bojkotimi i seancave gjyqësore janë anulluar rreth 700 seanca gjyqësore dhe rreth 5 seanca te sigurimit personal ne dite nga bojkotimi i avokateve kundër hartës së re gjysëqsore.
Qytetaret e Lezhës shprehen kundër këtij vendimi pasi sipas tyre do të sillte një kolaps në drejtësi dhe do të kenë të pa mundur të gjejnë drejtësi duke detyruar ata të kalojnë deri në vet gjyqësi, por jo vetëm do të shtonte dhe më tepër kostot financiare.

Nga vendimi i marre dje bojkotimi i seancave gjyqësore do të vijojë pa afat, ndërsa sa i takon masave të sigurimit personal deri me 9 korrik.

Shkodër:

Pas thirrjeve për protesta dhe bojkot në të gjithë Shqipërinë, Dhoma e Avokatisë në Shkodër mund të behet e para në të gjithë vendin që merr masa penalizuese ndaj anëtareve të saj. Shkak behet pjesëmarrja në një séancë gjyqësore për një mase sigurie, e një avokateje duke thyer kështu, vendimin unanim të kolegeve të saj.

E kontaktuar nga Top Channel, avokatja në fjale thotë se gjithçka ka ndodhur gabimisht dhe nga mungesa e eksperiencës pasi është e re ndërsa konfirmon se  është në të njëjtën linje me koleget, kundër hartës se re gjyqësore. Teksa njofton vazhdimin e bojkotit për të gjitha seancat, kryetari Anton Kosteri, duke i bere thirrje qeverise për reagim të menjëhershëm thotë se nga kjo situate mund të përfitojnë personat me rekorde kriminale.

Që nga fillimi i protestave, në Shkodër janë anulluar mbi 800 seanca gjyqësore dhe bojkotuar mbi 20 masa sigurie.

Vlora

Bojkoti i dhomës se avokatisë ka krijuar probleme ne gjykatën e Vlorës. Dhoma e avokatisë Vlore i bashkohet kolegëve në të gjithë Shqiperinë që kanë vendosur të bojkotojnë seancat gjyqësore pa afat dhe për 10 dite masat e sigurisë.

Qytetare ne gjykatën e Vlorës kane qene te pakte mëngjesin e të enjtes. Një qytetar tha se prej kohesh endet për një seance për çështjen e pensionit

Kreu i dhomës se avokatisë Vlore Durim Barjami  ka deklaruar se do te vijohet me bojkotin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA