LIVE/ Izraeli vret ministrin iranian të Inteligjencës, SHBA tenton të sigurojë Hormuzin. Irani godet Katarin, në flakë impianti më i madh i gazit në botë 18/03 22:39
Britaniku Shaun Pinner i dënuar me vdekje nga Rusia, ka paraqitur ditën e sotme një kërkesë ku apelon vendimin e miratuar nga gjykata.
Shaun Pinner u kap ndërsa shërbente me ushtrinë ukrainase dhe u gjykua si mercenar në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut, nga një gjykatë e cila nuk njihet ndërkombëtarisht.
Përkrah tij ishin bashkëkombësi britanik Aiden Aslin dhe shtetasi maroken Brahim Saaudun.
Pinner u kap ndërsa luftonte për të mbrojtur qytetin jugor të Mariupol.
Familja e tij thotë se ai duhet të konsiderohet si rob lufte dhe e përshkruan gjyqin si të paligjshëm.
Avokati i Pinner tha se ajo do të bënte një kërkesë për falje nëse ankesa refuzohej, sipas raportit të Interfax.
Top Channel