Prej disa ditësh është përfolur për një lidhje mes Megi Pojanit dhe futbollistit, Endri Çekiçi, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar një gjë të tillë.

Beniada Nishani teksa diskutoi mbrëmjen e djeshme në “Procesin Sportiv”, komentoi duke “nxjerrë zbuluar” lidhjen e tyre.

Teksa u pyet nga Ed Manushi nëse ka folur me Megin në lidhje me këto lajme, Beniada tha fillimisht “jo”, por më pas vijoi duke shtuar se ajo dhe futbollisti janë “çifti shumë i bukur.”

Kur e kuptoi se sapo konfirmoi lidhjen, Beniada shtoi me humor se “do më rrahë Megi”.

Pjesa nga biseda:

Edi Manushi: Ke folur me Megin për këtë histori?
Benaida: Tani unë aty e kuptova të them të vërtetën. Por çift i bukur (qesh)… nuk e di nëse janë por që çifti i bukur.
Edi Manushi: Pra qenkan çift e tha Beniada Nishani!
Benaida: Obobo do na rrafi Megi do na kapi për flokësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA