Qytetarë të shumtë serbë, këtë të martë u nisën për në Gazimestan për të festuar Vidovdanin.
Për shkak të incidenteve në të kaluarën, këtë vit Policia e Kosovës kishte vënë në zbatim një plan operativ për mbarëvajtjen e festës.
Në hyrje të oborrit ku ndodhet monumenti që nderon Betejën e Kosovës, policia kontrollonte çantat e secilit që synonte të merrte pjesë në manifestim. Ata që kishin veshur bluza me mbishkrime nacionaliste nuk u lanë të merrnin pjesë, pa ndërruar bluzën. Një numër i serbëve kishin veshur bluza të tjera mbi ato me shkrime e simbole, kështu që masat e kontrollit nga ana e policisë ishin të rrepta, ku i detyruan edhe t’i zhvishnin bluzat.
Në Gazimestan u mbajt edhe një ceremoni fetare ku para masës folën prijës fetar.
Kështu princi i shenjtë Lazari doli në fushën e Kosovës me ushtrinë e tij për të sakrifikuar veten për atë që jemi sot, popull serb.
Qytetarët që vizituan Gezimestanin erdhën nga qytete e Kosovës me shumicë serbe, nga Serbia e Mali i Zi. Për ta “Vidovdani” është historia e popullit serb.
“Kjo është dita më e rëndësishme në historinë serbe. Është ringjallja e popullit tonë”.
“Të gjithë e dinë se Kisha Ortodokse Serbe është me e vjetër se Amerika dhe se krejt Perëndimi. Prej dje jemi në fushën e Kosovës, të gjithë e dini se çfarë rëndësie ka për ne Kosova”.
“Do të doja t’i falënderoj të gjithë që erdhën për ta mbështetur popullin tonë në Kosovë e Metohi, si dhe ta ndiejnë magjinë e Kosovës; pasi që ne serbët shihet se nuk jemi të mirëseardhur nga të ashtuquajturit autoritete të Kosovës, madje as ta shfrytëzojmë këtë datë që të jemi këtu”.
Si për çdo vit, Vidovdani u festua nën tinguj të muzikës nacionaliste serbe e me thirrjet provokuese se “Kosova është zemra e Serbisë” e “Kosove e Metohi”. Me gjithë kontrollet nga ana e policisë, serbët arritën të festonin “Vidovdanin” edhe me flamuj serbë e rusë, fotografi të kriminelit serb Voislav Sheshel, dhe shkronjën “Z”.
Top Channel