Pas më shumë se dy vitesh kur nis dhe rindërtimi i një prej shkollave më në zë të kryeqytetit, sot Sami Frashëri rihap dyert për ceremoninë e diplomimit të maturantëve.
Këta të fundit, ndonëse nuk mundën të bëjnë mësim në godinën e shkollës së tyre, sot do të krijojnë një nga kujtimet më të bukura të maturës, atë të hedhjes së kapeleve.
“Samiu do jetë dy herë më e madhe, 1500 nxënës, zgjidhet përfundimisht problem me 2 turne, kalon me një turn nga shtatori. Kemi një grup që diplomohet këtë vit që sapo filloi mësimin ra tërmeti dhe nuk patën mundësi. Sot kemi një hapje të bute duke përdorur vetëm palestrën për të diplomuarin e kësaj gjenerate”, tha Erion Veliaj.
Me një pamje komplet të re, gjimnazi “Sami Frashëri” do të hap dyert zyrtarisht për mësim në shtator.
“Shkolla është dy herë më e madhe, ka kat nëntokë, 6 laborator, ka auditorium, një palestër të përmasave olimpike, gjimnaz me panele diellore, është punuar me dru dhe metal dhe i ngjan një shkolle skandinave”, tha Veliaj.
Rindërtimi i “Sami Frashërit” u kthyer në një çështje të politizuar pas debateve që nxiti nxiti mes bashkisë së Tiranës dhe opozitës.
“Sot shkolla që ka nxjerrëgjysmën e qeverisë së Shqipërisë, lider të opozitës nga Lul Basha te Ilir Meta. Duhet të jetë shkolla që bashkon dhe jo shkollë që përçan. Imazhi i shtatorit duhet të jetë imazhi i një shkolle që i bashkon të gjithë brezat si të majte edhe të djathtë, një shkolle që i ka dhënë kaq shume vendit nuk mund të jetë një plaçkë për tu ndare politikisht”, shtoi më tej ai.
Në 7 vitet e fundit Tiranës i janë shtuar 50-60 shkolla, ku mesatarisht në çdo njësi të kryeqytetit ka 5-6 shkolla të reja.
Top Channel