Francesco Acerbi drejt Milanit. Konfirmimi vjen nga mediat italiane, sipas të cilave drejtuesit e klubit kuqezi kanë takuar përfaqësuesit e mbrojtësit 34-vjeçar, duke arritur një akord paraprak për kalimin e tij te Milani.
Mbrojtësi është drejt largimit nga Lazio, pasi jo vetëm nuk është përshtatur me skemat e Sarrit, por ka prishur edhe marrëdhëniet me tifozërinë e bardhekaltërve, pasi është përplasur në disa raste sezonin e kaluar.
Gjatë kësaj jave pritet që drejtuesit e Milanit të takohen me Igli Taren për të kompletuar transferimin, teksa Lazio është gati ta lërë të lirë mbrojtësin për një shifër simbolike prej 3-4 milionë eurosh.
Ky do të jetë një rikthim për mbrojtësin, pasi ka qenë pjesë e Milanit në sezonin 2012-2013, ku luajti vetëm 6 ndeshje, ndërsa tani pas 10 vitesh, rivishet kuqezi me misionin për të mbrojtur titullin kampion.
Top Channel