Princi Charles ka siguruar disa donacione vërtet të majme që cilat tani po shihen me kujdes, thotë CNN duke cituar raportin e një gazete britanike sipas të cilës trashëgimtari i fronit britanik dikur ka marrë një valixhe me 1 milion euro cash nga një politikan i Katarit.
Sipas Sunday Times, valixhja përmbante një nga tre pagesat që në total mbërrijnë në 3 milionë euro dhe princit i janë kaluar nga ish-kryeministri i Katarit Sheikh Hamad Al Thani në periudhën e viteve 2011- 2015. CNN sqaron se vetë, nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur këto pretendime të Sunday Times.
“Donacionet e sheikut iu kaluan menjëherë njërës prej shoqatave të bamirësisë së Princit, që siguron se janë ndjekur të gjithë proceset e duhura”, thanë burime nga pallati mbretëror, te cilet kundërshtojnë shumë nga detajet e artikullit. Ato nuk mohojnë ekzistencën e donacioneve, por ankohen se raporti i gazetës së njohur përmban gabime, dhe sqaruan se në këtë çështje kanë përfshirë tashmë avokatët e tyre.
Sunday Times raporton se pagesat janë depozituar në llogaritë e Fondit Bamirës të Princit të Uellsit (PWCF), një ent që financon projektet private dhe pronat e tij në Skoci. Gjigandi mediatik amerikan nënvizon se nuk ka ndërkohë aktualisht sugjerime se pagesat ishin të paligjshme.
Top Channel