Zyrtarja e BDI: NATO zgjodhi Tiranën si bosht politik, ndërsa Shkupi ende mat politikën me metrin e djeshëm
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vazhduar takimet konsultative për formimin e institucioneve.
Pasditen e së premtes takoi kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, i cili ishte i shoqëruar edhe me ish-presidenten Vjosa Osmanin.
Palët njoftuan se janë dakorduar për të vazhduar takimet, derisa në bisedimin më shumë se dy orësh kanë diskutuar mbi të gjitha çështjet e rëndësishme që e presin vendin pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Pavarësisht kësaj, kryeministri në detyrë tha se nuk ka akoma një marrëveshje konkrete.
“Kemi diskutuar edhe për qeverinë edhe për kuvendin, kemi diskutuar edhe për presidentin, pasi tash po koincidojnë në të njëjtën kohë. Por, po e ritheksoj edhe një herë që fokusi ynë kanë qenë më shumë zhvillimet aktuale politike, orari i konstituimit të institucioneve”, tha Kurti.
I pyetur nëse emri i Vjosa Osmanit është përmendur në takim si propozim për president, Kurti shtoi se presidenti duhet të jetë konsensual.
“Ne besojmë që fryma dhe germa e kushtetutës është për president që është shprehje e unitetit të popullit dhe që në këtë kuptim duhet të jetë konsensual, sepse jemi të interesuar që gjithashtu ta kemi numrin maksimal të mundshëm të deputetëve që do të qëndrojnë në sallë”, tha ai.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në fjalën e tij pas takimit njoftoi po ashtu se u diskutua mbi parimet që kjo parti ka për një marrëveshje, që siç tha ai, për shmangien e zgjedhjeve të reja.
“Këto parime për LDK-në janë të qarta. Ato kërkojnë jo vetëm stabilitet institucional, që nga tash, për një kohë të gjatë për të shmangur zgjedhjet por edhe kërkojnë të domosdoshmen, balancën demokratike, në të cilën balancë të gjitha palët kontribuojnë me vetëdije të plotë për t’i ofruar vendit institucione”, tha ai.
Paraditen e dhjetë korrikut, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti takoi kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën i cili i mbylli derën e bashkëpunimit qeveritar, duke thënë që partia e tij këtë mandat mbetet në opozitë.
Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të fundit, deputetët kanë kohë deri më 7 gusht të konstituojnë kuvendin e t’i hapin rrugë formimit të institucioneve tjera.
Top Channel