Majlinda Bregu mendon se e mira e PD-së është që të mos ketë në përmbajtje të saj sa Berishën e as Bashën, pasi vetë Partia Demokratike e ka vendosur fatin e saj.
Ish-ministrja u shpreh se problemet në Partinë Demokratike nisën në momentin kur Basha erdhi në krye të saj.
Berisha zgjedh Bashën, ndëshkohet nga amerikanët, rikthehet dhe merr PD. PD vijon krizën dhe paraqitet me një kryetar non grata nga SHBA I ngrirë nga strukturat europiane. Pra, a është përgjegjës apo fajto Berisha për atë që po I ndodh PD.
Unë nuk thash fajtor Lulzim Bashën, unë thash që problemi nisi kur PD iu dhurua Lulzim Bashës dhe në momentin që ne e dinim pse nuk duhej se mund të mos ishte një kryetar I mirë partie, këtë sigurisht e dinte edhe Sali Berisha.Dhe edhe pjesa e historia më pas, PD duhet të kishte shkuar në një proces zgjedhor për të gjetur një kryetar të ri partie. A ka mundësi sot PD pas dërrmimit që pati pas gjithë kësaj kohë, jo në dy grupe, në së paku tre mos edhe më shumë. A mund të dilte sot me një profil përbashkues për të gjitha grupet dhe të çonte partinë drejt një reformimi me peshën kryesore se këtij vendi I është larguar opozita, jo lidershipi i PD. Nuk e di nëse kjo mund të ndodhte në këtë moment sepse historia e Berishës e riktheu në lojë. Topalli tha para ca kohësh se PD është partia e Berishës, dhe kishte të drejtë, sot për të pasur një elektorat të djathtës, të qendrës, liberal. A ka ende PD sot në mbështetje shtresat në nevojë që kishte në 90? Jo. Ka ish pronarët? Ish të persekutuarit politikë? Liberalët? Jo Pavarësisht se liberalët sot janë në zhdukje. Ky diskutim pak zë vend sot. Ky moment I ri sot e riktheu Berishën në skenë edhe sepse PD është parti heroi. Dhe një pjesë e tyre, që janë edhe pjesa më e madhe e PD e panë këtë si një sulm dhe prerje në besë që I dhuroi çdo gjë liderit të ri të PD. Se sa ka funksionuar psikologjia në këtë rast, non grata, kjo është një gjë në të cilën.. ndaj them nuk e shoh dot historinë në PD si një çështje individësh. A do kishte mundësi Berisha të rikthehej duke qenë historia e non gratës? Sepse në 2013 është larguar…
Po pyetja është a është larguar me të vërtetë apo jo..
Dakord, pyetje tjetër pastaj kjo. Unë them që doktori nuk është larguar asnjëherë. Dhe për këtë arsye u zgjodh Basha se ishte garancia që të paktën me të ai s’kishte pretendime për t’u bërë i madh. Do të pyeste gjithmonë doktorin për të marrë një vendim.
Top Channel