‘A ishte e sinqertë fjala e Ramës në Samit’, ja si e komenton Majlinda Bregu në Top Story

27/06/2022 21:35

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, është shprehur mbrëmjen e sotme në “Top Story” se  gjuha e përdorur nga kryeministri në samitin e BE-së ishte e pa rezervuar për shkak të pakënaqësisë dhe stresit që ka qenë I njëjtë për të gjithë.

Bregu tha se beson se kjo gjuhë e përdorur nga kryeministri, nuk do të ndikojë tek qytetarët, pasi ata nuk votojnë për diskutimin që u zhvillua por për gjëra të tjera. Nga ama tjetër ajo u shpreh se sipas saj ky proces nuk ka marrë fund pasi beson që tronditja e madhe ndonjëherë mund të jetë një pikë kthese edhe pse nuk shoh ndonjë rrugëzgjidhje tjetër.

Balla: Si ju duk reagimi i kryeministrit ato ditë ndaj Bullgarisë dhe heshtja e tij kur lajmin më të keq e dha Emmanuel Macron?

Bregu: Pjesa publike dhe fjala e tij në samit, në fakt niveli i pakënaqësisë dhe i stresit ka qenë i njëjtë për të gjithë. Rama shkon pak më tutje dhe nuk e fsheh dhe kërkon ti bëjë edhe të tjerëve të qartë që nuk mund të tallen me ne. Në rast se lider të tjerë rezervojnë ta bëjnë, Rama nuk është ndalur në këtë rast.Të siguroj që kjo frymë dhe ky nivel i lartë i pakënaqësisë ka qenë i njëjtë për të gjithë ne dhe rajonin.

Balla: Mua mu duk mungesë sinqeriteti. Ndoshta duhet të ishte treguar më I kujdesshëm pasi Bullgaria ka mbështetur Shqipërinë gjithmonë. Mua nuk mu duk i sinqertë kur në fakt një ditë më pas Macron një ditë më pas tha se do ia lemë presidencës çeke. Edhe kur Bullgaria e kaloi situatën e vështirë del Macron dhe thotë do e shtyjmë për gjashtë muaj të tjerë. Në këtë moment unë dua që kryeministri i vendit tim të reagojë. Kundër Shqipërisë nuk është Bullgaria është Franca dhe Gjermania si opinion publik.

Bregu: Në këtë histori ka dy llojë qëndrimesh, një qëndrim për të kaluar vijën e pranueshme të komunikimit bulik, por nga ana tjetër mbetet prapë për tu diskutuar. Në fund të ditës dëmi më I madh dhe pakënaqësia i shkon vendeve të BE-së që nuk vendosin për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare për të liberalizuar vizat me Kosovën, për të hapur negociatat me Malin e Zi me Serbinë, apo i shkon vendeve tona. Në fund të ditës kush zhgënjehet nga vendet tona, politikanët apo qytetarët.

Balla: Gjuha e përdorur e kryeministrit krijon një klimë potencialisht e të rrezikshme. Mënyra si Rama e luajti kartën në Bruksel ishte me një efekt të fortë tek njerëzit.

Bregu: Këtu kam dyshime sepse procesi nuk prodhon shumë vota. Qytetarët votojnë për gjëra të tjera dhe jo për diskutimin. Por nuk është se ky proces ka marrë fund. Vazhdoj të besoj që tronditja e madhe ndonjëherë mund të jetë një pikë kthese edhe pse nuk shoh ndonjë rrugëzgjidhje tjetër. Ballkani dhe vendet ton krijojnë problematika të reja duke mos pasur një demokraci të zhvilluar.

Bëhet fjalë për një rrënim të besimit dhe ne jemi në një gjendje në të cilën pak kush ka mundësi të mbajë shtyllën tjetër, në mënyrë që të mos kemi probleme me strukturën e ngritur të demokracisë. Ky është problem më I madh që kanë vendet tona. Mosbesimi rreshtohet në të njëjtin nivel edhe për institucionet e pavarura.

 

Top Channel