I nxehti afrikan “pushton” vendin! Temperaturat deri në 36 gradë, ja parashikimi për sot

25/06/2022 07:57

Vijojnë prezente masat ajrore me origjinë Afrikane duke diktuar në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurta shiu në ekstremin verior të vendit.

Parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA