Artisti Ledri është i ftuari i radhës në “A live night” në Top Channel, me Ledion Liçon.

Mes ritmit të muzikës së Ledrit, një prej reperëve më të dashur për shqiptarët, nuk kishte si të mungonte rrëfimi i disa detajeve të fëmijërisë.

Ledi tregoi se si reagoi nëna e tij kur e pa se po dëgjonte Tupac-un.

“Nënat janë gjithmonë më kritike sidomos për djalin, por kurrë nuk më ka ndalu me bo diçka, edhe në muzikë më ka nxënë në dhomë duke dëgju këngën e Tupac ‘Hit them up’ që është një këngë diss edhe tu u dal prej knej, se çfarë muzike jam duke dëgju dhe të nesërmen i kam treguar një këngë me tekstin më të bukur të Tupac ‘Changes’ që nuk është vetëm ana negative por ka edhe na pozitive, rrepi mund të bëhet edhe në mënyrë poztive. Ai ka qenë momenti që më ka lënë me e dëgju si muzikë dhe më ka thënë që bën. Kjo ka qenë pjesa që ka ndiku në tekste, se unë s’kam sharë  në tekste apo kam përdor fjalë të pista”, tha Ledri.

Ledri gjithashtu u shpreh se gjyshërit janë personat e tjerë që kanë ndikuar shumë në jetën e tij.

“Tani me thënë të drejtën kompetitiv më ka bërë gjyshi, gjyshi na i vizatonte ato vijat në plazh, se cili po kcen më larg, nuk kam dashur kurrë me e dëshpëru gjyshin, gjithmonë kam dasht me dal i pari si në sport, si në çkado… me e dasht fitoren. Gjyshja më ka nimu me i shkru hartimet, ma ka jep konceptin si është një hyrje, mesi apo përfundim i një tregimi që më ka ndihmuar më vonë se si shkruheshin tekstet. Kur jam rrit e kam marrë vesh se ku jam rrit, familja është diçka që s’mundesh me e zgjedh dhe e konsideroj veten me shumë fat se ku jam rrit”, u shpreh këngëtari.

 

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB