Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri Turizmi rezultoi një nga sektorët më të goditur gjatë pandemisë, por me mbarimin e saj, duket se ky sektor po e merr veten shpejt.
Referuar shifrave te Institutit të Statistikave, INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Prill 2022, janë 832.920. Krahasuar me Prill 2021, ky tregues rezulton me një rritje 78,6 %.
“Mendoj që 2 vitet e pandemisë të përjashtohen si bazë krahasuese, pasi çdo krahasim me to, do të rezultonte me ritme galopante”, tha Kryetari i Shoqatës së Tur-Operatorëve, Besnik Vathi.
Megjithatë rritje këtë vit ka, madje krahasuar edhe me vitin më të mirë siç ishte 2019, kjo rritje shkon në 15-20%.
E veçanta e këtij viti është që aeroporti ofron më shumë mundësi fluturimesh, sidomos me ardhjen e kompanisë ajrore low cost, e cila ka shtuar 47 destinacione direkte nga Tirana. Gjithashtu këtë vit ka më shumë turistë nga vendet e Lindjes së Mesme.
Lufta në Ukrainë ka një ndikim të fortë. Parashikohej që pas pandemisë të kishte një shpërthim të madh të turizmit në rang global.
Por rritja e çmimeve ka bërë që ai shpërthim të frenohej. Nëse shpresohej që ai shpërthim të shkonte diku e 30-33% në krahasim me 2019, këtë viti besoj do të shkojë 15-20%, dhe faktor kryesor është lufta.
Natyrshëm që do të ketë rritje çmimesh edhe për pushimet e përvitshme. Rritja mund të shkojë diku te 15%. Nëse në Velipojë ka qenë 20 bëhet 25. Nëse në Himarë ka qenë 100 shkon në 120.
Problemi më i madh që ka turizmi është mungesa e punonjëse dhe stafeve. Në Shqipëri kjo është më e rëndë, pasi ky sektor nuk pati ndihmë.
Top Channel