
23/02 22:38
Andri Stafa ka lënë Shqipërinë dhe sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e klubit së elitës kosovare, Llapi.
Talenti i dalë nga shkolla e Tiranës do të provojë një aventurë të re, teksa duke mos gjetur hapësira në organikën e trajnerit Orges Shehi (sezonin e kaluar ishte në huazim te Burreli në Kategorinë e Parë) ka pranuar ofertën e Llapit.
Këta të fundit, nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në rrjetet sociale e kanë prezantuar 20-vjeçarin me shumë bujë, duke theksuar se kanë arritur marrëveshjen me një prej talentëve më të mëdhenj në Shqipëri.
Njoftimi i klubit të Llapit:
Top Channel