‘Është një çmenduri’, Australianët bëjnë zhytjen tradicionale nën akullin e Antarktidës

21/06/2022 13:26

Një ekip notarësh në Australi bëri zhytjen tradicionale  në stacionin Mawson për të shënuar mesin e dimrit – ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit – që është një pikë kthese në kalendar për ata që jetojnë në kontinentin e ngrirë. 

Rebecca Jeffcoat: Ne jemi këtu në Portin Horseshoe duke u përgatitur për të bërë notin tonë tradicional  në mesdimër. Ky është një zakon në kalendarin Antarktik për të festuar mesin e dimrit dhe kthimin e diellit. Është çmenduri për shumë , por ne e bëjmë”.

Banorët e stacionit më të largët të Australisë aktualisht nuk shohin diell gjatë gjithë ditës, me lindjen e ardhshme të diellit që nuk pritet për një javë tjetër.

Notarët e guximshëm u futën në ujin e akullt në temperaturat minus 19 gradë Celsius .  Të gjitha zhytjet kryhen nën mbikëqyrjen mjekësore, me pajisje sigurie dhe një peshqir të ngrohtë pranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA