Foto ilustruese

Një 37-vjeçar me iniciale A. L., banues në Balldre të Lezhës është arrestuar pasi ditën e djeshme është përplasur me një zetor, ku për pasojë ka ndërroi jetë drejtuesi.

Ngjarja ndodhi në fshatin Rranza të Vaut të Dejës, teksa autori ka qenë duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi dhe më pas është përplasur me zetorin.

Si pasojë e përmbysjes së mjetit bujqësor ka ndërroi jetë drejtuesi i tij, rrugës për në  Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Mbi 37-vjeçarin rëndon akuza e “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA