Foto/ Lautaro nuk e braktis Milanon as në verë, Augustina Gandolfo e shoqëron në pishinë

18/06/2022 22:20

Pavarësisht zërave të merkatos, Lautaro Martinez nuk ka ndërmend të largohet nga Interi. Sulmuesi argjentinas është ambientuar më së miri në Milano dhe nuk dëshiron të largohet që aty, qoftë edhe për pushime, ndaj në këto ditë të nxehta vere, ka zgjedhur pishinën e apartamentit të tij për t’u freskuar.

“Këtu…” shkruante sulmuesi argjentinas në një foto të hedhur nga pishina e apartamentit të tij në Milano, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të lërë zikaltrit këtë verë, pavarësisht zërave të merkatos.

Në krah të Lautaros është si gjithmonë bashkëshortja e tij, Augustina Gandolfo, që pas lindjes, është rikthyer sërish në formën më të mirë dhe shkëlqen me elegancën e saj.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA