Në takimet e shkuara  kryeministri  fokusin e kritikave e kishte tek pastrimi mjedisit dhe nevojën e mirë-administrimit të drejtorive të ujësjellësit.

Kritikat dhe kërkesat ndaj tyre i vijoi edhe këtë të premte për nivelin e ulët të mbledhjes së taksave vendore.

 “Ne do të marrim masa në rast të mos përmbushjes së detyrimeve financiare në raport me disiplinën financiare, siç bën gjithë bota, duke marrë bashkinë në administrim, siç bëhet në Itali e në Francë kur bashkitë shkojnë në kolaps”, tha Rama.

Ministria e Financave Delina Ibrahimaj dha tablonë aktuale të financave të bashkive. Bashkia Këlcyrë, Vlorë, Tepelenë kanë dalë nga situata pa probleme financiare.

 “Vora dhe Poliçan janë me probleme financiare. Durrës, Kukës, Himarë kanë pasur progres me financat publike. Janë 3 bashki që janë përkeqësuar me financat në 2020. Cërriku, Belsh, Malësi e Madhe”, tha Ibrahimaj.

Kërcënimin për ta marrë në dorë qeveria administrimin e bashkive me balance financiare negative,  kryeministri Edi Rama ua përsëriti  kryebashkiakëve për të dytën herë. Kujtojmë se në kongresin e fundit të socialistëve Edi Rama premtoi se kryebashkiakët e korruptuar do ti çonte vetë prej veshi në SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA