Merr formë lagjja moderne te “5 Maji”, ja si duken pallatet e reja për familjet e prekura nga tërmeti

17/06/2022 16:03

Lagja e re “5 Maji” po merr formë çdo ditë e më shumë. Puna po vijon jo vetëm në ndërtimin e pallateve të reja, por njëkohësisht edhe në asfaltimin e rrugëve dhe sistemimin e ambienteve të përbashkëta.

Vepër e një prej arkitektëve më të njohur Stefano Boeri, Lagja “5 Maji” në Tiranë është shndërruar në një prej kantiereve më të mëdha ku po merr jetë një nga qendrat urbane, ekonomike e sociale më moderne në Shqipëri, me rreth 3500 apartamente për 11 mijë banorë, përfshirë parkimin, hapësira shërbimesh për çdo objekt banimi, 5 godina publike, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, objekte të kultit, qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel