I pyetur nga vëllezërit Veshaj, Capital T rrëfeu se nuk është në një marrëdhënie romantike.
Për këtë arsye, Donaldi dhe Romeo menduan “të ndihmonin” të ftuarin e tyre në emisionin “Më lër të flas”.
“Unë shpresoj shumë të jesh i sinqertë në atë që thua, të paktën si mashkull, sepse loja me shumë vajza nuk është asnjëherë e bukur. Dhe në fund, djali gjithnjë do humbasë”, e nisi Donaldi misionin për të përputhur këngëtarin.
Opinionist në këtë pjesë ishte Arjan Binomi (Romeo Veshaj).
“Konkurrenti i sotëm është një djalë i thjeshtë, i cili udhëtoi me autobus që nga Prishtina në Tiranë, për të gjetur dashurinë e tij. Ai ka ardhur me dëshirën e tij”, e prezanton Donaldi artistin, për të cilin në fakt, duart e lidhura tregojnë të kundërtën.
Tri vajza hynë më pas në studio dhe treguan pëlqimin e tyre për këngëtarin, por në fund asnjëra nuk ia doli t’i marrë zemrën Capital T.
Top Channel