Juristi i njohur Sokol Hazizaj është shprehur se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e përdor median në interes të saj.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Hazizaj tha se informacionet e botës së krimit, si në rastin Dumani, kanë dalë vetë nga prokuroria.

Juristi shprehet se SPAk ia le në dorë medias këto informacione dhe duke mos hetuar thellësisht, gazetari është një hap para. Ai tha se urdhri i sotëm i SPAK është për punonjësit e tyre dhe jo për gazetarët.

Sokol Hazizaj: E gjitha rrotullohet te vendimi i masës së sigurimit. Prokuroria e ka përdorur median në interesin e vet me shumë finesë. Një pjesë e atyre që në masën e sigurimit, nuk janë të vërteta të karakterit absolut. Duke ja dhënë medias, duke mos hetuar thellësisht gjerësisht mbi ato çka Dumani ka relatuar, i thonë atyre ça të bëjmë ne na e mori media e dekonspiroi. Duke mos hetuar mirë, justifikon veprimin. Më ka ndodhur që për shkak të ambientit mediatik janë dënuar pa fakt pa shkas dhe pa provë. Çtë të bëjmë, të mori media. Kodi procedural dhe penal ka në themel ndalimin e zbulimit. Janë dispozita ndaluese. Orientohen dhe godasin ata punonjës që kanë në dorë hetimin dhe gjykimin. Ajo dispozitë është shumë larg nga Anila Hoxha dhe Elton Qyno. Ajo çka SPAK, është një letër që nuk ka vlerë në raport me gazetarët, por për punonjësit e vet. Në raport me Qynon, unë e kam ndjekur dhe kam konstatuar, ose për shkak të pasionit apo informacionet I qaset të së vërtetës së deklarimeve të të penduarve. Gazetari ka e çuar më shpejt në hetim, ka ecur më mirë nga organi hetimit sepse përdor arsyen me thellë se organi I hetimit. Kjo është zvarritur për të artikuluar dhe emra të tjera. I shitën medias, është mendje e hollë e SPAK. E nxjerrin qëllimisht për ta pasur armë të fortë që duke mos e hetuar, të kenë mundësi të shkojnë para gjykatës me akuza.  Prokuroria nuk e merr kurajon që një provë në hetim tja japë një gazetari. Ja dhanë medias që gjithë këta emra janë të fajshëm, Ky hetim do shkojë deri në fund. Kjo lloj skeme përfundimisht duhet të ndalojë, është skema më e rrezikshme. Vjen për shkak të publikimit të masës së publikimit. Prezumimi i pafajësisë është deri në momentin që merret vendimi. Ato dispozita janë për ata. Informacioni i dhënë medias është masa e sigurimit, të tjera janë prodhime të mediave të prishura të disa gazetarëve.

Top Channel