27/12 15:55
Eksportet e mallrave nëpërmjet portit më të madh të vendit gjatë muajit maj kanë arritur në 138,259 tonë ose 41 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave nga sektori i statistikave pranë Autoritetit Portual Durrës, ecuria e eksporteve në 5 muajt e parë të vitit ka qënë pozitive, duke pësuar rritje me 135,693 tonë mallra ose 27 % më shumë mallra të përpunuara se janar-maj 2021.
Në total gjatë 5 muajve të parë të këtij viti janë eksportuar 645,598 tonë mallra.
Peshën kryesore të mallrave që kanë diktuar rritjen e eksporteve nga ky port e mbajnë kryesisht kromi, skrapi, squfuri dhe mallrat e transportuar me konteinerë.
Top Channel