Thatësirat e zgjatura, dëmtohen gjysma e pemëve të qershisë në fshatin Godolesh të Elbasanit 

25/10/2026 15:38

Në harkun kohor të dy tre viteve të fundit në fshatin Godolesh të Elbasanit janë tharë rreth 50% e pemëve të qershisë.

Temperaturat e larta dhe thatësira e tejzgjatura kanë dëmtuar rëndë kulturën tradicionale të këtij fshati.

I vendosur në një terren malor, Godoleshi jeton vetëm me prodhimin e qershisë dhe të ullirit. Sipas fermerëve dëmet janë të konsiderueshme dhe asnjëherë më parë nuk është regjistruar një situatë e tillë.

Top Channel