Koncert në kala, organizohet në Gjirokastër me artistë edhe nga Elbasani

16/06/2022 12:32

“Qytete me kala” mbërriti në Gjirokastër në edicionin e saj të dytë. Eventi është një bashkëpunim kulturor mes Gjirokastrës dhe Elbasanit qytete që i bashkojnë elementë historikë dhe arkitekturorë ku në qendër janë kalatë njëra kodrinore dhe tjetra fushore. 

Ansambli “ Isuf Myzyri”, tenori Kastriot Tusha, vëllezërit Zena si dhe muzikantë të rinj u bënë pjesë e atmosferls së mbrëmjes.

Pjesë e festës së përbashkët ishte një ekspozitë fotografike, një dokumentar dhe një ekspozitë në pikturë. Piktori nga Elbasani Gazmend Kafa tha se punët janë pjesë e përjetimeve të tij mbi vendlindjen, traditën dhe peisazhet urbane.

Blendi Gremi drejtor i kulturës në Këshillin e Qarkut të Elbasanit   rrëfeu për përpjekjet e të dy qyteteve për ta kthyer këtë event në një ngjarje të përvitshme që lidh të gjitha qytete me kala.

“Qytete me kala” nisi në vitin 2019 si një iniciativë për të njohur njëri- tjetrin përmes artit, muzikës, arkitekturës, historisë, fotografisë. Në edicionin e parë të eventit janë ekspozuar foto të rralla të xhirimeve të filmit “Skënderbeu” që bashkojnë më shumë se dy qytete me kala.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA