Si do t’ju dukej sikur qimet tona të fytyrës të na drejtonin nga kuzhina sa herë që kemi nevojë për një kafshatë në mesnatë?
Megjithse mund të duket si një utopi kjo duket se është mënyra sesi funksionon gjuetia e fokave në errësirë, teksa mustaqet e tyre ultra të ndjeshme i drejtojnë te gjahu i dëshiruar.
Shkencëtarët e Institutit të Studimeve Polare në Tachikawa, Japoni vendosën kamera të vogla në kokën e fokave elefant për të regjistruar lëvizjet e mustaqeve të tyre.
Ata zbuluan se ato përdornin mustaqet për të zbuluar lëvizjet e ujit të shkaktuara nga peshqit në ndriçim të reduktuar.
Fokat njihej edhe më parë që gjurmonin ushqimin e tyre edhe në thellësitë e oqeanit ku drita e diellit nuk arrin plotësisht, por si arrinin ta bënin këtë kishte mbetur njëfarë misteri.
Gjitarë të tjerë si balenat përdorin në gjueti biosonarët e tyre, që njihen ndryshe si mjete eko-lokacioni.
Në këtë mënyrë ato lëshojnë zëra, valët e të cilëve përplasen në objektet e afërta, duke i mundësuar krijimin e imazheve holografike të rrethinave të tyre.
Të tjerë gjitarë përdorin bio-lumineshencën, që është krijimi i ndriçimit brenda një organizmi me anë të reaksioneve kimike, që ndodh te preja e tyre.
Fokat nuk kanë sonarë për gjueti me ekolokacion apo biolumineshencë, por gjithsesi kanë treguar aftësi gjuetie në zona të pandriçuara.
Prandaj shkencëtarët thonë se ato mbështetën në mustaqet e tyre sensitive dhe procesojnë vibracionin dhe të tjera informacione nga rrethinat e tyre.
Fokat kanë numrin më të madh të fibrave nervore në qimet e mustaqeve të tyre nga çdo gjitar.
Studiuesit vëzhguan se fokat zgjasin ose tkurrin mustaqet e tyre vazhdimisht teksa kërkojnë për sinjale hidro-dinamike në det, që sinjalizojnë prezencën e mundshme të ushqimit.
Ato zgjasin mustaqet e tyre kur janë në thellësi më shumë se 200 ku është zakonisht dhe terreni i tyre i gjuetisë.
Studimi u publikua në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Science”.
Top Channel