“Fazë vendimtare e negociatave”, Gonzato në takimin me operatorët e biznesit ushqimor: BE e përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në këtë proces Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”, Shëndrit ka folur për herë të parë në një intervistë, duke ndarë emocionet e tij për eksperiencën brenda shtëpisë dhe marrëdhënien e krijuar me Selin.
Ai ka theksuar se e ka shijuar këtë edicion në maksimum dhe se momentet më të bukura mbeten shoqëria dhe kujtimet pozitive, përtej debateve që sipas tij harrohen sapo del nga loja.
Sara Hila: Shndrit, një natë e veçantë kjo festë, që feston një edicion të jashtëzakonshëm të cilin e shijove.

Shëndriti: E kam shijuar pafund dhe sot duket një mbrëmje shumë e bukur, që po e shijojmë, sepse këtu ka dhe më pak presion.
Sara Hila: Në fund të këtij rrugëtimi, cilat janë ato momente që të kanë mbetur në memorien tënde?

Shëndriti: Po e diskutonim edhe me Selin se si debatet dhe diskutimet harrohen brenda një minuti kur del nga ajo shtëpi, kështu që i kam marrë këtij rrugëtimi të gjitha të mirat, momentet gazmore, humorin, batutat dhe shoqërinë e mirë.

Sara Hila: Duke folur për shoqërinë e mirë, që në momentin e parë që hyre në Big Brother qëndrove pranë Selinës, u bëtë miq së bashku, e mbështete, ishe një fans për fitoren e saj. Si u ndjeve për fitoren e saj?
Shëndriti:Sakrificat, gjithçka ka ndodhur aty brenda u shpërblyen ndaj Selinit dhe jam shumë i lumtur për të, uroj që t’ja marri më të mirat kësaj eksperience, e ka merituar është një vajzë fantastike, shoqëria që fituam atje është thesari më i madh që kemi fituar aty, me Gimbon, me Gretën, me Mateon, dhe Brikenën. I them publikut se grupi pozitiv ekziston, jemi shumë të lidhur bashkë dhe do vazhdojmë të jemi krah njëri-tjetrit.
Sara Hila: Çfarë të tha Selin mbas fitores kur u takuat?
Shëndriti:Nuk mbaj mend asgjë, thjesht jemi përqafuar dhe kemi shijuar afterparty.
Sara Hila: Po të dëgjoja pak më parë tek flisje edhe për komunikimet që ke pasur me familjarët e Selin, përfshirë këtu edhe mamanë e saj, për mbështetjen që i ke dhënë vajzës së saj.
Shëndriti: Realisht familja Bollati është një familje e mrekullueshme, unë kam shumë respekt për zonjën Jasmin, dhe e kam parë të arsyeshme të më falenderojnë, më kanë quajtur si familjarin e tyre, duke më thënë edhe që derën e shtëpisë tonë në Tiranë e ke të hapur. Unë jam shumë mirënjohës për një vajzë si Selin, që është një mike e mirë, një vajzë shumë inteligjente dhe e edukuar dhe shpresoj që në të ardhmen do na lidhin edhe punë të tjera së bashku.
Sara Hila: Me qetësinë dhe durimin tënd, ti arrite deri në finale, çfarë ka në vazhdim në projektet e tua?
Shëndriti: Me durim dhe qetësi po pres edhe për projektet e reja, sigurisht unë i përkas medias, ekranit, akoma nuk di për diçka konkrete, sepse është shumë shpejt të flas, sepse kam pak kohë që kam dalë nga BBVIP, po shijoj momentet e daljes, e di që nuk do ndalem me kaq dhe shpresoj të dal para publikut shumë shpejt.
Top Channel