Pas më shumë se një vit ekspertë të policisë dhe prokurorisë, i rikthehen vrasjes së eksponentit të PS-së Pjerin Xhuvani, krim i ndodhur në  21 prill 2021.

Mjeku Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë gjatë një përplasje për shkaqe politike, ndërsa katër persona mbetën të plagosur mes tyre një punonjës policie.

Pas një viti ekspertët kanë rrethuar zonën dhe po përpiqen të rihetojnë ngjarjen e cila tronditi Elbasanin tre ditë para zgjedhjeve Parlamentare. Ekspertët e prokurorisë po rindërtojnë skemën e krimit.

Ngjarja ndodhi në lagjen 5 maji në Elbasan në 21 prill ndërsa menjëherë pas ngjarjes u vetëdorëzua në polici Arber Papleka shoqërues i drejtuesit politik të PD për Elbasanin Gazmend Bardhi.

Papleka ish efektiv i Reneas ishte pjesë e strukturës së PD për mbrojten e votës.

Ne atë kohë Bardhi deklaroi se në makinën ku ndodhej Xhuvani u gjetën karta identiteti dhe para të cilat sipas tij do të përdoreshin për blerje votash.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA