Një vrasje ka ndodhur në Peran të Podujevës në orët e vona të pasdites së të hënës.
Dyshohet se babai ka vrarë të birin, për motive që për policinë ende nuk janë të ditura, por paraprakisht mendohet se shkak kanë qenë problemet që lidhen me pronat. Mediat në ksovë raportojnë se viktima ka marrë për të punuar tokën e një fqinji të tij, me të cilin babai i tij, ka pasur më parë një konflikt.
vrasja ka ndodhur në një arë, që ndodhet afër shtëpisë së tyre, në lagjen “Ismajli” në fshatin Bajqinë. Këtë fshat dhe fshatin tjetër, Peran, i ndanë vetëm rruga.
Policia thotë se pasi ekipet kanë mbërritur në vedndngarje vdekja e të riut është konstatuar menjëherë më pas nga mjekët.
Viktima është 28 vjecari Edon Ismajli dhe bëhet e ditur se policia ka arrestuar edhe të dyshuarin, babain e tij.
Deri më tani Policia nuk ka ofruar të dhëna zyrtare sa i përket hetimeve paraprake
Top Channel