Nuk ndalet publikimi i të dhënave/ Muhamed Veliu: Top Channel po investigon informacione për një tjetër database me një milion të dhëna

13/06/2022 22:09

Të dhënat personale nuk janë më të tilla pas publikimit të tyre. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka treguar mbrëmjen e sotme në “Top Story ” se një tjetër informacion për një databazë të re është në investigim.

Veliu tha se se në këtë databazë janë një milion të dhëna qytetarësh por të ndryshme nga këto që janë publikuar deri më tani.

Muhamed Veliu: Një grup kriminal që vepron në Shqipëri përdorin numra SIM amerikanë më qëllimin për të mos u përgjuar dhe ky detaj është verifikuar nga policia e shtetit.

Në patronazhistët ishte më e rëndësishmja numri i kartës së identitetit. Ai numër është specifik dhe të bërit publik i atij numri ishte me të vërtetë çështje shqetësuese. Në 2011 në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale dolën të dhënat e të gjithë qytetarëve të republikës së Shqipërisë. Pra ka nisur që në 2011 ndërkohë që database ka qarkulluar që në 2009.

Top Channel është duke investiguar edhe një informacion për një tjetër database me një milion të dhëna të një aspekti krejt tjetër por që kanë të bëjnë me të dhënat e qytetarëve. Nuk e bëj dot publik për shkak hetimesh.

Dean Cela: Këto janë pasoja që në do i ndjejmë edhe për dhjetë vitet e ardhshme dhe do të kthehen në ngjarje horror ku do të merren kredi e do të ketë problematika në lidhje me këtë gjë.

Top Channel