Besnik Dervishi në “Top Story”: Kemi nisur hetimin për shpërndarjen e të dhënave, shqiptarët kanë kulturë të dobët për mbrojtjen e të dhënave personale

13/06/2022 21:22

Mbrëmjen e sotme në “Top Story” po diskutohet me ekspertë skandalit më të fundit të shpërndarjes së të dhënave, ku tre milion personave i është publikuar numri i celularit së bashku me emër e mbiemër dhe vendin ku janë të punësuar.

Komisioneri i të dhënave private, Besnik Dervishi është shprehur se ka nisur një hetim mbi këtë rast por nuk nguroi të thoshte se shqiptarët kanë një kulturë shumë të dobët në këtë aspekt, pasi apo iu kërkohet një e dhënë nuk hezitojnë ta japin pa problem.

Muhamed Veliu: Për herë të parë të shtunën në mbrëmje më del një reklamë me Shqipëri dhe numra telefoni me lista. Përsoni që e ka vendosur këtë listë në twitter quhet Munnaf Hossein. Nuk bëhet fjalë vetëm për numra por edhe gjinia data e lindjes me emër mbiemër dhe vendi ku punon.

Është një listë e re nuk kemi të bëjmë me të dhënat ndër cite. Aty janë edhe shtetas të huaj që jetojnë në Shqipëri dhe është një numër i madh prej tre milion të dhëna qytetarësh shqiptarë. Rezulton që ky person është në Bangladesh dhe i ka nxjerrë këta numra në shitje me një shifër të majme.

Dervishi: Për mbrojtjen e të dhënave personale do të thoja se janë gjëra që bëjnë një person të identifikueshëm. Të dhënat personale kërkojnë patjetër mbrojtje ligjore. Natyrisht ne kemi filluar hetimin administrative e do të kërkojë kohën e vet se janë hetime shumë të vështira. Besoj se kemi të bëjmë me një qëllim përfitimi. Është e pamundur që 3 milion shqiptarë të kenë dhënë miratimin për shpërndarjen e të dhënave të tyre.

Më duhet të them që kemi një kulturë shumë të dobët për sa I përket mbrojtjes e të dhënave të tij personale. Ne nuk e kemi problem që ne ti japim fotokopjen e kartës së identitetit dikujt të na mbarojë një punë.

Duke qenë se të dhënat personale përpunohen në mënyrë të ligjshme shpeshherë, duhet të lexohet patjetër se çfarë po firmoset.

Top Channel