Rruga Kardhiq-Delvinë/ Ministrja e infrastrukturës inspekton punimet e asfaltimit
11/06/2022 15:32
Në fund të qershorit do të hapet për qarkullimin e mjeteve edhe një tjetër segment rrugor, ai Shijan-Ura e Gajdarit që është pjesë e aksit Kardhiq Delvinë.
Ndërsa ndoqi nga afër punimet që po shkojnë drejt fundit, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se kjo rrugë lidhëse me gjatësi prej 5.5 kilometër është rehabilituar plotësisht dhe do të jetë gati për sezonin turistik.
Segmenti Shijan-Ura e Gajdarit lidh Delvinën me Sarandën dhe me vënien në funksion pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin. Ndërkohë, në fillim të korrikut do të jetë gati për qarkullimin e mjeteve edhe tuneli i Skërficës, që është po vazhdim i aksit rrugor Kardhiq-Delvinë.
Top Channel