Këngëtarja amerikane Britney Spears dhe bashkëshorti i saj i ri Sam Asghari shiheshin teksa largoheshin dje para kohe nga vila e tyre në Los Angeles kur bashkëshorti i saj i parë Jason Alexander kishte hyrë pa ftuar në ceremoni me qëllime ‘nga më të dyshimtat’.
40 vjeçarja Spears dhe 28 vjeçari Asghari, po përgatiteshin për ceremoninë luksoze të martesës por disa orë para nisjes Alexander hyri me forcë në ndërtesë duke shkaktuar kaos e panik që u shua vetëm pas ardhjes së forcave të rendit.
Pas ndalimit të ish-burrit të Spears nga zyrtarë të sherifit të Ventura, kengetarja shihej të nisej për në shtëpi në një Mercedes Benz të bardhë me burrin e ri Asghari.
Më vona ata raportohet se realizuan ceremoninë e martesës para një grupi relativisht të vogël të mbushur me yje të ekranit si Paris Hilton e Drew Barrymore – por çuditërisht pa familjarët e saj dhe as dy bijtë.
Këngëtarja e hitit ‘Toxic’ u pa në makinën e saj të bardhë luksoze por pa fustanin e dasmës. As flokët e saj nuk ishin të stiluara por të mbledhura në një topth mbi kokë, sipas dëshmive.
Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj problematik Alexander disa minuta para se të arrestohej kishte postuar në rrjetet sociale videon teksa i afrohej shtëpisë së Spears për të kryer trazirën.
40-vjeçari kishte kapërcyer një gardh, zbriti një rrëpirë kodre dhe hyri në vendin e zhvillimit të dasmës, por u njoh nga rojet e sigurisë, disa orë para nisjes së ceremonisë.
Sipas raportimeve, ky është arrestimi i tretë i Alexander në 13 muajt e fundit, teksa është ndaluar për krime të vogla edhe në një shtet tjetër.
Herën e fundit ai u arrestuar për drejtim të automjetit në influencën e alkoolit në janar 2021 për shkelje të protokolit të aeroportit. Alexander është arrestuar më parë për shkelje të urdhrit të mbrojtjes ndaj një gruaje të paidentifikuar në dhjetor 2021.
Autoritetet njoftuan dje se Alexander do të ndiqet penalisht për dramën në territorin privat në Kaliforni, pak para se këngëtarja pritej të martohej.
Një fotograf arriti të kapë imazhin e Alexander kur u ndalua nga rojet e sigurisë duke u neutralizuar përtokë.
Alexander e Spears ishin martuar më parë në Las Vegas në 2004 por lidhja e tyre zgjati vetëm dy ditë para se të anullonin gjithçka.
Në disa imazhe video të shpërndara nga incidenti Alexander shihet madje që rrëzohet në disa shkallë pas hyrjes së padeklaruar, teksa thërret emrin e Britney.
Rrjedhimisht Alexander u ndalua nga grupet e sigurisë, një prej të cilëve kishte një pistoletë në dorë, dhe më pas u dorëzua te policia.
Top Channel