“Balluku nuk akuzohet për korrupsion”, Rama i përgjigjet ambasadave të Britanisë dhe Gjermanisë: Deputetët treguan dinjitet, Reforma në Drejtësi s’kthehet mbrapa Dy të rinj janë kapur me armë zjarri në automjet dhe janë arrestuar këtë të martë në Tiranë.
Policia njofton se ka ndaluar 21-vjeçarin me iniciale A. A., ndaj të cilit rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;
Po ashtu, është arrestuar 21-vjeçari me iniciale A. B., që do të hetohet për “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin po qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
Gjatë verifikimeve ka rezultuar se shtetasi A. A. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës
Top Channel