Jose Mourinho ia ka dalë të krijojë diçka speciale edhe në klubin e Romës.
Magjia e portugezit dha efekt në momentin kur italianët u rikthyen tek suksesi europian teksa triumfuan në finalen e paharrueshme të Conference League e cila u zhvillua në Tiranë, në stadiumin Air Albania ndaj Feyenoord. Një sfidë që u vendos nga një gol i Nicolo Zaniolos në pjesën e parë. Roma kishte që nga viti i largët 1961 pa festuar në Europë, megjithatë Mourinho ndryshoi trendin ndërsa së fundmi tekniku ka theksuar se ajo finale e fituar në Air Albania e ka gëzuar jashtë mase.
“Triumfi në Conference League më ka bërë të ndihem si asnjëherë tjetër më parë. Për ne ishte si të fitonim Champions League, e njëjta ndjesi. Tek Roma jam bërë një person më pak egoist, tani jam një person që mendoj më shumë për të tjerët se për veten”, u shpreh Mourinho.
Vlen të theksohet se falë suksesit me Romën, Jose Mourinho është shndërruar në trajnerin e vetëm që ka fituar të treja kompeticionet e organizuara nga UEFA; 2 herë Champions League, 2 herë Europa League dhe së fundmi 1 Europa League. Tekniku nga Setubali u konfirmua edhe si një ekspert i finaleve, pasi ka marrë pjesë në pesë të tilla duke i fituar të pesta./ Supersport
Top Channel