Afganët u strehuan në Shqipëri/ Rama: Ne nuk mallkuam errësirën por ndezëm një qiri, e gjitha meritë e shqiptarëve

02/06/2022 14:25

Kryeministri Edi Rama teksa ka mbajtur fjalimin e tij në darkën vjetore të Sesame Workshop për marrjen e çmimit prestigjoz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Aëard, tha se merita e mikpritjes së afganëve në Shqipëri i takon shqiptarëve.

“Njerëzit, ashtu siç na tha edhe Nazarini, janë tri herë më të prirë e më të gatshëm t’u hapin dyert refugjatëve sesa qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fund, dua t’ju them se jam këtu, sepse Shqipëria, do të jetë vendi që do të mbajë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Është hera e parë në historinë tonë që ulemi në atë Këshill dhe do të ishim shumë krenarë e shumë mirënjohës, nëse Sesame bashkë me Welcome US do të pranonin ftesën tonë për të ardhur më 6 qershor në Këshillin e Sigurimit, për t’i folur Këshillit dhe mbarë botës për fëmijët e Ukrainës dhe të gjithë fëmijët e njerëzve, familjeve anekënd botës, që po vuajnë kaq shumë duke lënë shtëpitë, duke u zhvendosur.

Sherrie tha se ishin 100 milionë. Janë shumë! Ajo çfarë bëmë shpëtoi disa mijëra.

Dua ta përmbyll duke nderuar një shqiptare të madhe, Nënë Terezën e Kalkutës, Shën Terezën e Shqipërisë, e cila ka thënë: “Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”. Ne i ndezëm qirinjtë tanë dhe do të vazhdojmë kështu.

Ju falënderoj shumë, shumë, për diçka për të cilën dua të tregohem shumë modest e modestia nuk është pika ime e fortë, por dua të tregohem modest, sepse kjo është e vërteta. Nuk ishte merita ime, sepse thjesht ndodhi që unë të isha kryeministri, është merita e shqiptarëve, që e mbështetën plotësisht vendimin dhe kur u pyetën sesi ndiheshin për këtë vendim, një shumicë tejet më e madhe sesa ajo që mbështet qeverinë tha: “Patjetër. E kemi kaluar vetë. E dimë si ndihesh dhe e kemi për nder t’u hapim dyert atyre që sot janë shqiptarët e 30 viteve më parë”.

Ju faleminderit! “

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA