Anna Gjebrea e ftuar në “Ftesë në 5” ka folur më shumë për lidhjen e saj me muzikën dhe të atin, Ardit Gjebrean.

Ajo vitet e fundit ka realizuar disa projekte muzikore të cilat tregojnë se po ecën nën hapat e të atit. Anna foli për eksperiencën në Eurovision, duke e konsideruar të paharrueshme.

“Është një eksperiencë e paharrueshme. Para se të dilja në skenë mami ishte në ankth dhe mbaj mend i kam thënë mamit mezi pres të dal në skenë”, tha Anna.

Duke folur më shumë për performancën në Eurovision, ajo tregoi edhe opinionin e të atit, Ardit Gjebrea, i cili ka një lidhje të veçantë me muzikën.

“Babit i pëlqeu me të thënë të drejtën. Këshillat që më dha ishin shijoje deri në fund. Dhe unë thash do e shijoj dhe do bëj më të mirën”, u shpreh Anna.

Fillimet e saj muzikore startojnë që kur Anna ka qenë e vogël, por më pas tregoi se dalja në “Këngën Magjike” e ka shtyrë më shumë drejt kësaj fushe.

“Kam filluar të këndoj shumë e vogël por më pas me babin. Unë kam filluar që të këndoj vetë dhe më pas kemi dalë tek Kënga Magjike dhe më pëlqeu dhe doja të vazhdoja më pas”, tha ajo.

Lidhur me muzikën Anna u pyet nga moderatorja e programit , për këngëtarin e preferuar. Ndërsa nuk nguroi të përgjigjej dhe tregoi se nuk kishte këngëtarë të preferuar, por këngë të preferuara.

Nuk munguan as preferencat e këngëve të babit të saj, ndërsa specifikon këngën “Kur të jesh mërzitur”.

“Mua më pëlqejnë që të gjitha këngët e babit. Më pëlqen “Kur të jesh mërzitur shumë”. E këndoja shpesh me babin e vogël. Bëjmë karaoke çdo ditë me main bëjmë, ndërsa babi kur kthehet nga puna bashkohet me ne”, u shpreh ajo.

Në lidhje me ngjashmëritë e saj me prindërit, Anila dhe Ardit Gjebrea, Anna shprehet se i ngjan mamit nga pamja, ndërsa babit në muzikë.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA