Rihapet dosja e Kozeta Hysenit, prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 14/08 15:08
Reshjet e breshërit që përfshinë këtë të diel Korçën kanë dëmtuar të mbjellat.
Në Maliq, breshëri dëmtoi të mbjellat, kryesisht vreshtarinë dhe drufrutorët ndërsa era e fortë rrezoi një pemë në aksin Korçë-Pogradec duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në “Ti Raporton” qytetarët kanë dërguar pamjet e të mbjellave të mbuluara nga breshëri ndërsa dëmet janë të pallogaritshme.
Si pasojë e motit të keq dhe erës së fortë, disa fshatra të qytetit juglindor mbetën pa energji elektrike.
Breshëri dhe reshjet e shiut pasuan disa ditë me nxehtësi të pazakontë për muajin e fundit të pranverës, majin ku temperaturat shkuan deri në 35 gradë Celcius.
Top Channel