“Do martohemi dhe 100 herë”, Ilir Shaqiri poston momentin e veçantë nga dasma dhe falenderon ata që pranuan ftesën

29/05/2022 22:11

Balerini Ilir Shaqiri ka falenderuar të gjithë të ftuarit që ishin të pranishëm në dasmën që organizoi mbrëmjen e kaluar në Durrës.

Ai dhe partnerja e tij Emanuela Morini kurorëzuan dashurinë e tyre pas 20 vitesh bashkë, në një ceremoni buzë detit. Në ditën e dasmës ata kanë festuar gjithashtu dhe ditëlindjen e bashkëshortes së balerinit, ndërsa të shumtë kanë qenë të ftuarit VIP.

Qindra familjarë dhe miq e bënë këtë ditë të paharrueshme për çiftin. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, krahas një videoje romantike, balerini shkruan se dhurata më e bukur që mori nga ata që pranuan ftesë, ishte pjesëmarrja e tyre.

Ka momente në jetë ku dhurata më e bukur që mund të të bëhet është të jesh prezent. Do martohemi dhe 100 herë të tjera vetëm që t’ju kemi të gjithëve përsëri së bashku. Faleminderit nga zemra! Emanuela dhe Ilir”, shkruan fituesi i “Big Brother VIP”.

Shumë banorë të Big Brother Vip Albania që ndanë me Ilirin muaj të tërë morën pjesë në dasmë, ndërsa pyetja që i mundon të gjithë, ra në sy mungesa e “100 mijë euroshit të  tij”, Sabianit. Duket se marrëdhënia e tyre u kris pas daljes së Ilirit nga BB, ku i ftuar në “Më lër të flas”, Sabiani tha se miku i tij e ka përdorur dhe kjo ishte arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tij.

FOTO GALERI
3/28

Top Channel