Plani sekret i Boris Johnson për Komonuelthin Evropian si alternativë ndaj Bashkimit Evropian

28/05/2022 09:50
Boris Johnson

As satelit i Rusisë, sic dëshiron Putin, por as e lënë vetëm pas paralajmërimeve të Emmanuel Macron se do të duhet një kohë e gjatë për ta pranuar në BE:  Boris Johnson ka një plan për Ukrainën, e ai është që vendi të lidhet me Londrën dhe Shtetet e Bashkuara e në përgjithësi, vendet e Europës Lindore të jenë më pranë bllokut të Atlantikut.

Atlantizëm i hekurt, mbështetje për liberalizmin ekonomik dhe një shtytje vendimtare drejt disfatës ruse dhe frenimit të Moskës: ky është identikiteti i vendeve që Johnson do të dëshironte të tërhiqte në një organizëm të ri ekonomik, politik dhe diplomatik në Europën Lindore. Një lloj boshti në lindje të Bashkimit Evropian, i aftë për të përfaqësuar një armë të drejtuar nga Moska, duke vërtetuar frenimin e saj.

Federio Fubini i Corriere della Sera theksoi se në Forumin e Davosit pati shumë diskutime, për këtë plan mbi të cilin dyshohet se po punon Jonhson për të ndërtuar “një sistem të ri aleancash politike, ekonomike dhe ushtarake – alternativë ndaj Bashkimit Europian –vende të cilat i bashkon mosbesimi ndaj Brukselit dhe gjithashtu ndaj përgjigjes së Gjermanisë ndaj agresionit ushtarak rus”.

Sipas mediave italiane, kryeministri britanik  “ia prezantoi idenë e tij për herë të parë Volodymyr Zelenskit kur presidenti ukrainas e priti atë në Kiev më 9 prill”. Oferta vlen për Ukrainën, por edhe Estoninë, Letoninë e Lituaninë, bastionet baltike të NATO-s. Dhe, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme në politikën ekonomike të qeverisë së tij, mund të afrohet edhe Polonia që e sheh Rusinë si armikun numër një.

Një Komonuelth i vërtetë europian i krijuar për të vrarë me një gur disa zogj, vazhdon shtypi Italian, duke nisur në radhë që nga projektimi në Europën Lindore i influencës së Mbretërisë së Bashkuar të shkëputur nga BE-ja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA