Bisedimet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO duket se janë ndërprerë pa asnjë lloj përparimi, pas kundërshtive të Turqisë.
Një zyrtar i lartë turk bëri me dije se bisedimet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë kishin disa përparime por shtoi se ky nuk ishte një prioces i lehtë. Ai tha se negociatat do të vazhdonjë por uk ka një datë konkrete për ta.
Të 30 anëtarët e NATO-s, përfshirë Turqinë, duhet të miratojnë aplikimet nga Suedia dhe Finlanda për t’u bashkuar me aleancën perëndimore të sigurisë.Por Turqia i ka sfiduar të dyja pasi akuzoi të dy vendet se strehojnë individë të lidhur me terroristët kurdë, një pretendim i mohuar nga Suedia dhe Finlanda.
Disa analistë e shohin qëndrimin e Turqisë si një përpjekje për të fituar lëshime nga anëtarët e tjerë të NATO-s.
Top Channel