Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Gjeneral Mark A. Milley u takua sot në Pentagon me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë, gjeneral major Bajram Begaj.

Ata diskutuan çështje me shqetësim të përbashkët, duke përfshirë pushtimin e vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë dhe përgjigjet e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

“Pata një diskutim të shkëlqyer këtë javë me shefin e mbrojtjes shqiptare, maj. Gjen. Bajram Begaj. Për 100 vjet, dy kombet tona kanë ndarë një marrëdhënie të fortë diplomatike. Edhe 100 vite te tjera paçim me forcë. Aleanca jonë e NATO-s është më e fortë se kurrë!”, shkroi në rrjete sociale Milley.

Kjo është vizita e parë e gjeneralmajor Bajram Begajt në Pentagon. Shqipëria është një aleat i ngushtë i NATO-s, lider për sigurinë dhe stabilitetin global dhe ndan një partneritet të gjatë dhe jetik me Shtetet e Bashkuara. Të dy vendet do të festojnë 100 vjetorin e partneritetit këtë korrik.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA