Ushtarët rusë pranojnë fajësinë për krime lufte, kërkojnë ulje dënimi

26/05/2022 14:19

Dy ushtarë rusë të kapur janë shpallur fajtorë në gjyqin e dytë për krimet e luftës që do të mbahet në Ukrainë.

Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov, akuzohen për shkelje të ligjeve të luftës duke bombarduar një qytet dhe prokurorët duan t’i burgosin me 12 vite. Granatimet shkatërruan një institucion arsimor në Derhaçi, thonë prokurorët.

Unë jam plotësisht fajtor për krimet për të cilat jam akuzuar,” i tha Bobikin gjykatës në Kotelva, rajoni i Poltava, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

“Pendohem dhe kërkoj ulje të dënimit”, tha Ivanov.

Një avokat mbrojtës kërkoi ulje dëmimi, duke thënë se ushtarët kishin ndjekur urdhrat.

Vendimi përfundimtar pritet më 31 maj.

Top Channel