Ish-konkurrentja e Për’puthen, Tole është rikthyer sërish në program ku ka folur më shumë nga jeta e saj pas programit.
Ajo tregoi edhe për problemet me vëllain e saj, të cilat tashmë janë zgjidhur dhe i janë rikthyer marrëdhënies së mëparshme.
Tole u largua nga programi si pasojë e një votimi të bërë nga djemtë, të cilët preferuan të eliminonin atë.
Sipas ish-konkurrentes kjo zgjedhje ndodhi për shkak të fjalëve dhe veprimeve të prera që ajo kishte me djemtë.
Tashmë Tole jeton prej disa kohësh në Greqi dhe po vijon punën e saj, gjithashtu zbuloi një detaj lidhur me jetën private ku deklaroi se nuk është në një lidhje.
Pas këtyre detajeve të zbuluara Tole dhe Albi zhvilluan një takim në studio, duke treguar më shumë rreth marrëdhënies së tyre.
Ata vazhdojnë miqësinë edhe pas mbarimit të programit, ndërsa shprehen të lumtur për marrëdhënien që kanë krijuar.
Takimi midis Toles dhe Albit:
Albi: Ne të dy kemi mbajtur kontaktet dhe jam i lumtur që kemi mbajtur këtë miqësi.
Tole: E rëndësishme është të kuptojmë njëri-tjetrin, pavarësisht se jemi grindur. Ne kemi folur edhe gjatë kohës kur unë nuk isha në program dhe jemi grindur. Ka pasur momente që ne kuptoheshim pa folur
Albi: Jam shumë i lumtur që të kam njohur
Tole: Ke qenë mbështetja ime dhe të jam falenderuese sepse më je gjendur pranë
Albi: Jam shumë i lumtur, takimet me ty kanë qenë më të bukurat. Edhe unë të falenderoj dhe takimet tona kanë pasur emocione
Top Channel