Sot do të ishte dita e fundit e vitit shkollor, por çdo gjë përfundoi para kohe për nxënësit në Teksas

26/05/2022 17:35

Nxënësit dhe familjet e tyre në “Uvalde’s Robb Elementary” duhet të kishin festuar sot ditën e fundit të shkollës.

Ata do të kapitullonin një vit të gjatë shkollor, por sot po mbajnë zi për vdekjen e 19 fëmijëve dhe dy mësuesve, të cilët u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga 18-vjeçar.

Në këtë ngjarje kanë mbetur të shtruar në spital ehe 17 persona, për shkak të plagëve të marra.

Sipas CNN,  prindërit e disa prej viktimave thanë se i kanë parë fëmijët e tyre disa orë para të shtënave në shkollën fillore ditën e martë.

Ata kanë treguar planet që fëmijët e tyre kishin, para se gjithçka të ndërpritej në mes për shkak të sulmit tragjik.

Tashmë familjet e tyre kanë filluar të planifikojnë ceremonitë mortore, ndërsa hetimi rreth shkaqeve të ngjarjes vijon.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel