Scholz: Ne nuk mund të lejojmë që Putini të fitojë këtë luftë!

26/05/2022 14:05

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbajtur një fjalim në ditën e fundit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku foli edhe për luftën në Ukrainë.

Ai tha se dënon pushtimin rus, por nuk përmendi kritikat e bëra kundër qeverisë së tij për ngadalësimin e dërgimit të armëve të rënda në Ukrainë.

Putini dëshiron të kthehet në një rend botëror në të cilin forca dikton atë që është e drejtë, në të cilën liria, vendosmëria dhe sovraniteti nuk janë për të gjithë. Ne nuk mund të lejojmë që Putini të fitojë këtë luftë”, thotë ai, duke shtuar se “nuk do të ketë paqe të diktuar”.

BBC shkruan se Scholz është nën ‘zjarr’ në Gjermani dhe jashtë saj, pasi kritikët thonë se ai duket hezitues në mbështetjen ushtarake të Ukrainës.

Por në fjalimin e tij, ai thotë se Gjermania po përfundon të ashtuquajturën “Zeitenwende” ose pikë kthese në politikën e jashtme, duke furnizuar me armë një zonë lufte për herë të parë, duke shpenzuar 100 miliardë euro dhe duke shkurtuar varësinë e saj nga energjia ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA