Rusia “gati” të ndihmojë në zgjidhjen e krizës ndërkombëtare, me një kusht të vetëm

26/05/2022 17:57

Presidenti rus Vladimir Putin i tha kryeministrit italian Mario Draghi se është gati të kontribuojë ndjeshëm në zgjidhjen e krizës ndërkombëtare të ushqimit,  por vetëm nëse Perëndimi heq sanksionet e tij. 

Putin tha se Rusia ishte e gatshme të eksportonte grurë dhe plehra për të trajtuar krizën.

Ai i tha gjithashtu kryeministrit italian Draghi se Rusia ishte e gatshme të vazhdonte furnizimet e pandërprera të gazit në Itali.

Top Channel