Rindezje të konflikteve në Ballkan?/ Truss në Bosnje Hercegovinë: Duhet ndalur ndërhyrja ruse

26/05/2022 21:10

Gjatë një vizite në Bosnje-Hercegovinë sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss tha se ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor rrezikon ta çojë rajonin përsëri në luftë.

Teksa i bëri thirrje Perëndimit që të mos e tolerojë Presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës ajo akuzoi Moskën se ka ushtruar një ndikim “keqdashës” mbi vendet që dikur ishin pjesë e Jugosllavisë me taktika të pista.

Është e domosdoshme që këtu në Bosnje të punohet edhe më shumë për të mbrojtur paqen dhe për të parandaluar këtë shtet në kthim të konflikteve. Situata në Bosnje-Hercegovinë dhe tani situata në Ukrainë tregojnë se ne duhet të mësojmë nga e kaluara, dhe që demokracia dhe liria duhet të tejkalojnë agresionin autokratik. ka shenja të ndërhyrjes ruse këtu sot, të cilat rrezikojnë të na zhytin përsëri në ato ditë të errëta”, tha Truss.

Ajo premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të dyfishojë mbrojtjen e paqes në vend dhe do t’i rezistojë agresionit rus në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor, të cilin Putini e sheh si pjesë të sferës së tij të ndikimit.

Një pako në vlerë  100 milionë dollarëve, parasheh investime deri më 2025 për Ballkanin Perëndimor.

Top Channel