Kryeministrja finlandeze takohet me Zelenskyn: Do ndihmojë në rindërtimin e qyteteve të Ukrainës

26/05/2022 16:58

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin vizitoi Buchan dhe Irpinin në Ukrainë.

Ajo gjithashtu takoi edhe presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në Kiev.

Udhëheqësja finlandeze u zotua të ndihmojë në rindërtimin e qyteteve dhe rivendosjen e infrastrukturës, sipas kryeministrit të Ukrainës.

Kjo vizitë vjen pasi Finlanda paraqiti zyrtarisht kërkesën e saj për t’u bashkuar me NATO-n përballë agresionit rus në Evropën Lindore.

Pas takimit, Zelenskyy tha se vizita të tilla nga politikanë të rangut të lartë janë “sinjale të drejtpërdrejta shumë të rëndësishme të mbështetjes së tyre”.

Lidhur me vizitat e saj në Irpin dhe Bucha, Marin tha: Ishte jashtëzakonisht e vështirë të shikoje çfarë u ka bërë Rusia këtyre qyteteve.

“Shumë njerëz vdiqën. Në të njëjtën kohë, shpirti heroik i popullit ukrainas, i cili po lufton për lirinë e tij dhe për të gjithë Evropën, është i admirueshëm.”

 

Top Channel