Tifozët e Feyenoord janë ata që kanë elektrizuar më së shumti Tiranën në pritje të finales së Conference League ndaj Romës që zhvillohet të mërkurën mbrëma në orën 21:00 (Supersport 2) në stadiumin Air Albania. Holandezët, të shumtë në numër janë stacionuar tek pedonalja të shoqëruar nga muzika e lartë e alkooli.

Nga përplasja disa prej tifozëve holandezë kanë mbetur me shenja në trup, ndërsa një prej tyre teksa në një nga transmetimet e Supersport nuk ngurroi të tregonte shenjat ndërsa nuk kishte një përshtypje pozitive për policinë. Nga ana tjetër, një prej tifozëve holandezë nuk ngurroi të shfaqte pakënaqësinë ndaj UEFA-s me një mini banderolë./ SUPER SPORT

Top Channel